Qeveria Kurti me të ardhur në pushtet acaroi dhe dëmtoi rëndë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo ktheu sytë nga Bashkimi Evropian si zgjidhje për të gjitha çështjet dhe atë më të madhën, marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, shkruan Gazeta Metro.
Kryeministri i shkarkuar tani Albin Kurti, lidhi bashkëpunim të ngushtë me dy zyrtarët e BE’së, spanjollin që është kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, Josep Borell dhe eurodeputeten gjermane Viola von Cramon-Taubadel, e cila së fundi po përkrah serbët në Kosovë.
Kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka deklaruar se nuk është kundër ndryshimit të kufijve dhe i mbetet Kosovës dhe Serbisë që të flasin në lidhje me këtë.
Bore ka thënë se ndryshimi i kufijve është një çështje që i takon dy shteteve dhe se ata vetëm do të mundësojnë arritjen e kësaj marrëveshje përundimtare, shkruan Gazeta Metro.
“Siç thash kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolik se Papa. Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata apo jo. Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por siç thash nuk duhet të jemi më katolikë se Papa”, tha Borell
“Le të them se unë jam më shumë eklaktik. Ne duhet ta lehtësojmë dialogun dhe, siç thash, t’i marrim parasysh efektet kolaterale të çfarëdo lloj marrëveshje në pjesë tjera të rajonit, ku problemi i lëvizjes së kufijve ka qenë gjithmonë i ndjeshëm. Unë e kuptoj personalisht pozicionin e Gjermanisë dhe të tjerëve, por roli im, dhe i Përfaqësuesit tim të posaçëm është që ta lehtësojmë dialogun.”, tha Borell.
Kurse në anën tjetër, në një intervistë me agjencinë e lajmeve “dtt-net.com”, eurodeputetja gjermane Viola von Cramon-Taubadel, ka thënë se ideja e më shumë kompetencave për komunat që kanë shumicën me pakicën serbe është një opsion që duhet të merret parasysh.
Von Cramon-Traubadel thotë se më shumë pushtet ose kompetenca për komunat serbe nuk do duhet të jetë e njëjtë me entitetin serb në Bosnjë.
“Do të kishte kuptim të jepet më shumë pushtet për komunat (serbe), por patjetër që duhet të jetë pjesë e Kosovës si shtet. Unë nuk do ta krahasoja me Bosnjën, sepse situata atje është krejt ndryshe dhe ai sistem u krijua menjëherë pas luftës, dhe është mjaft e diskutueshme se sa mirë funksionon tani. Por një zgjidhje e qëndrueshme do të gjendet sipas hartimit të Planit të Ahtisaarit”, tha ajo për “dtt-net.com”, shkruan Gazeta Metro.
Kështu pra, ndikimi i BE’së në arritjen e marrëveshjes dërgon Kosovën në këso kompromise të dhimbshme, analistët dhe kosovarët duan që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialogun me Serbinë.
Kosovarët sipas sondazheve të fundit kërkojnë që SHBA të ketë rolin kryesor në dialogun Kosovë-Serbi.