Britania refuzon në heshtje ambasadorin e Kosovës të emëruar nga Hashim Thaçi

Frymëzim Isufaj nuk ka mundur të akreditohet si ambasador në Londër. Vitin e shkuar, presidenti Hashim Thaçi kishte firmosur një dekret, përmes të cilit Isufaj ishte caktuar ambasador i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, por deri tash nuk është marrë pëlqimi për këtë nga autoritetet britanike.

Një burim në Ministrinë e Punëve të Jashtme i ka thënë gazetës se nominimi i ambasadorit të ri është refuzuar në heshtje. Por, jo për shkak të profilit të Isufajt. Është refuzuar nga fakti që kreu i shtetit e ka caktuar pas propozimit nga një Qeveri që ishte në dorëheqje, dhe kjo është parë si problem nga Londra zyrtare.

“Është megaskandal diplomatik mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, sepse bëhet fjalë për refuzim në heshtje të të propozuarit, përkatësisht të dekretuarit për ambasador”, ka thënë ky burim. “Londra asnjëherë nuk ka kthyer pranim të agrementit, sipas procedurës, e për pasojë kjo kandidaturë është refuzuar në heshtje. Atje ende nuk ka ambasador, ani se është vend i Kuint-it. Hera e parë që ndodh një gjë e tillë, dhe kjo ka të bëjë me propozimin e ambasadorit nga një qeveri në dorëheqje, siç ishte ajo e korrikut 2019”. shkruan KOHA.

Prej muajsh Kosova nuk ka ambasador fuqiplotë në Londër. Në misionin diplomatik që Kosova e ka në këtë kryeqendër, e ngarkuar me punë është Arrita Gjakova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme