Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi të dyshuar për dhunim në Viti

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.H., për shkak të veprës penale ‘’Dhunimi’’.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.H., më 13 prill 2020, rreth orës 11:00 në një shtëpi të pabanuar në dalje të komunës së Vitisë, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur nën moshën 16 vjeçare.

“Të njëjtit njoftohen përmes rrjetit social ‘Snapchat’, duke shfrytëzuar pozitën e saj dhe nën premtimin se do të martohet me të, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën edhe përkundër faktit se e njëjta kishte refuzuar”, thuhet në njoftim.

Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri E.H., gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 17 prill.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme