Dje gjatë ditës në Prishtinë janë arrestuar dy meshkuj pasi të njëjtit kanë kryer vepër penale, “keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit” si dhe “hyrje në sistemin kompjuterik”.
Policia njofton se të dyshuarit përmes kompjuterëve kanë arritur të marrin në posedim të dhëna përfshirë kartelat bankare, e-mail adresat ,dhe fjalëkalime.
“Në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë blerë online mallra të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu njoftohet se në cilësinë e provave janë sekuestruar: Tre kompjuterë llaptopë, një shtëpizë kompjuteri, nië hard-disk,tre usb memorie ,dy telefona mobil , kartela të ndryshme krediti, mallra të blera, dokumentacion relevant që dëshmojnë blerjet dhe transaksione të parave.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje .