Imami i parë dhe hatibi i xhamisë së Gazi Huserv Beut në Sarajevë, Dr.hfz. Mensur ef. Malkiç sot ka udhëheqë namazin e xhumasë dhe hutben në këtë xhami, e para ps gati dy muajve për shkak të Koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Xhamitë në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) prej pardje janë hapur pjesërisht për një numër besimtarësh, pas mbylljes rreth dy mujore për shkak të masave restriktive si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), gjatë së cilës nga xhamitë është thirrur vetëm ezani.
Në bazë të udhëzimit të Rijasetit, i cili dje hyri në fuqi, nuk trajton numrin e besimtarëve që lejohen të hynë në xhami, por përcakton detyrimin për ruajtjen e distancës së lejuar, sipas së cilës do të konstatohet se sa persona mund të qëndrojnë në një hapësirë të caktuar.