Ulërima dhe kaos, përplasje mes policisë dhe protestuesve në Tiranë. Merren zvarrë disa prej tyre, edhe një grua

Tensionohet keq situata gjatë protestës së sotme të Shoqërisë Civile në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, dalë kundër shkeljes së të drejtave të njeriut nga qeveria Rama.

Policia ka kërkuar të largohen, pasi tubimi është i paligjshëm, por kjo ka sjellë tensionimin e situatës. Policia ka ndërhyrë duke marrë zvarrë disa prej protestuesve, mes tyre edhe një grua.

Ajo është shtrirë përtokë duke ulëritur, ndërkohë që të tjerë i kanë shkuar për ndihmë.

Në vend kanë mbërritur forca të policisë dhe ambulanca. Mes britmave dhe dhunës ëhstë shoqëruar në polici avokati Altin Goxhaj, dhe disa aktivistë të tjerë.

Protestuesit kundërshtonin masat bllokuese të qeverisë dhe policia ka ndërhyrë, duke i shpërndarë me dhunë. Në foto dallohet protestuesja Ines Kurti, teksa tërhiqet me dhunë nga oficerët e policisë.

Ajo më pas rrëzohet në tokë, pasi nuk është ndjerë mirë dhe u desh ndërhyrja e mjekëve. Disa protestues të tjerë janë shoqëruar nga Uniformat Blu.

       

17

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme