Twitter do ua lejoj punëtorëve të punojnë nga shtëpia edhe pas përfundimit të pandemisë

Twitter njoftoi të martën se do të lejojë disa punonjës të punojnë nga distanca përherë, pasi shpërthimi i koronavirusit i detyroi kompanitë të bëjnë ndryshime të pashembullta në zyra në të gjithë globin.

Kompania e rrjetit social tha të martën se është firma e parë e gjigante teknologjike që lejon punonjësit të punojnë nga shtëpia përherë, edhe pasi të përfundojnë masat kundër koronavirusit.

Drejtori i Përgjithshëm Jack Dorsey u dërgoi mesazhe punonjësve të martën duke thënë se kur zyrat hapin përfundimisht, menaxhmenti u lejon atyre të punojnë nga distanca edhe pas situatës pandemike.

‘Ne kemi qenë të zhytur në mendime t’i qasemi kësaj situate. Ne ishim një nga kompanitë e para që kaluam në modelin e punës nga shtëpia. Do të vazhdojmë të jemi dhe do të vazhdojmë ta vendosim sigurinë e njerëzve përpara gjërave të tjera”, tha një zëdhënës i Twitter.

“Hapja e zyrave do të jetë vendimi ynë. Se kur do të kthehen punëtorët në zyre, është vendim i tyre”, shtoi tutje zëdhënësi.

Në muajin mars, shefi i burimeve njerëzore në Twitter, Jennifer Christie, tha që ndërmarrja ‘kurrë nuk do të jetë e njëjta’ në kulturën e saj të punës pas pandemisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme