Zedhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ishte e ftuar në studion e lajmeve në Syri TV gjate edicionit te paradites.
Zhupa ka deklaruar se në tenderin e fundit të bashkisë së Tiranës për pajisje mjekësore kompania qe e ka fituar ka ndryshuar objektivin e punëve të saj dhe ka shtuar edhe blerjen e paisjeve mjekësore, dhe 10 ditë më vonë fiton tenderin në Bashkinë e Tiranës.
‘Pra kësaj kompanie eventesh ju tha në shkelje te ligjit pasi nuk ka tre vjet eksperienë në këtë fushë.
‘Bashkia Tiranë ka bërë tendera duke porositur një numër të madh arkivolësh për fëmijët qe sipas tyre do te humbnin jeten nga coronavirusi’, u shpreh zëdhënesja e PD.
‘Ne i kemi denoncuar këto tendera edhe i kemi dërguar një letër ‘KLSH’ që ta ndjeki këtë korrupsion’.
Pyetjes së bërë nga moderatorja ne lidhje me teatrin dhe investimet që Rama-Veliaj krenohen përfaqësuesja e opozitës hodhi akuza të rënda.
‘Teatri nuk do të preket sepse është shpallur monument kulture nga Europa Nostra dhe ne duhet të jemi krenar për aleancën e mbrojtjes së teatrit që mblodhi dokumentat e nevojshëm dhe i dërgoj atje.
Stadiumi që ata e shikojn si insvtim krenar ka 80 për qind të ambienteve hotele dhe dyqanë dhe mungon një pistë atletike,sheshi Skenderbej ka bllokuar trafikun e Tiranës dhe ishte shkak për përmbytjen e biblotekës kombëtare , pra këto janë investime të dështuara’, tha Zhupa ne studion e SYRI TV.
Më tej shtoj se ne duhet të kemi një Tiranë për të cilen duhet tu flasim me vone fëmijëve tanë dhe jo një qytet të betonizuar.
Ja intervitë e plotë në Studion e Syri Tv.
© SYRI.net