Një grua e moshës 31 vjeçare është gjet pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Agim Ramadani”.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar, Bajram Krasniqi zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Krasniqi ka thënë se viktima është gjetur rreth orës 21:00 derisa njësiti policor është në vend të ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor.
“Ju njoftojmë se me datën 13.05.2020 në ora 21:00, Policia ka pranuar informatë për një person të gjinisë femërore pa shenja jete brenda në një banesë, e cila gjendet ne Rr.”Agim Ramadani” në Prishtinë. Njësia Reaguese policore ka dal në vend të ngjarjes, së bashku me ekipin mjekësore të cilët kane konstatuar vdekjen e personit te gjinisë femërore rreth 31 vjeçare. Në vend të ngjarjes kanë dal hetimet dhe njësia e forenzikes”, ka thënë Krasniqi.