Kjo Audi e re ka më shumë fuqi sesa Bugatti Veyron

Audi RS6 Avant është tashmë vetura me performancë të lartë e ëndrrave tona.

Lëvizja e modelit standard të Audi RS6 Avant mundësohet nga një motor i tipit V8 dy-litërsh, me dy turbina, që e bëjnë të prodhojë 591 kuajfuqi, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.

Tashmë, Audi RS6 Avant ka tërhequr vëmendjen e akorduesve të tregut. Akorduesi Wheelsandmore e ka çuar RS6-shin në një ekstrem të ri.

I quajtur “TenTension”, modeli i ri i akorduar nga firma e licencuar nga Audi rrit fuqinë e makinës në 1,010 kuaj-fuqi. Një fuqi e tillë ia kalon edhe modelit standard Bugatti Veyron, i cili arrin afro një mijë kuaj-fuqi.

Pavarësisht modifikimit, vetura, njësoj si modeli standard, do arrijë shpejtësinë maksimale prej 330 km në orë.

1,010 kuaj-fuqitë do bëjnë që vetura të përshkojë shpejtësinë prej 0 në 100 km në orë për 3,6 sekonda.

 

Vetura e modifikuar kushton rreth 150 mijë euro. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme