Policia në SHBA tha se një djalë pesë-vjeçar ka vrarë gabimisht vëllanë e tij 12 vjeç, me një të shtënë të vetme nga një armë që të dy e gjetën në një park në Atlanta.
Oficerët në Georgia gjetën 12-vjeçarin tragjik me një të shtënë në gjoks të shtunën në orën 19.40. Ata u munduan ta shpëtonin por djaloshi vdiq në spital.
Sipas hetimeve dy djemtë kishin gjetur armën pranë një qeseje me drogë ‘ekstazi’ që ishte flakur nga disa të dyshuar, teksa i largoheshin postbllokut të policisë.
Hetuesit folën me pesë-vjeçarin dhe thanë se ai besonte se arma ishte lodër kur mori shenjë dhe qëlloi ndaj të vëllait.
Ata të dy ishin për vizitë të të afërm kur ndodhi tragjedia. Sipas raportimeve, arma kishte qëlluar kur ata po luanin në një trampolinë.
Të dyshuarit e hedhjes së armës ishin larguar në këmbë nga një ndalesë e policisë.
Autoritetet thanë se ngjarja ishte një “aksident tragjik” dhe se oficerët do të bëjnë gjithçka për të gjetur të dyshuarit që kanë hedhur armën. “Ne do të ndjekim çdo palë, veprimet e të cilëve çuan në braktisjen e armës së mbushur të tragjedisë”, thanë autoritetet.
Oficerët në Georgia gjetën 12-vjeçarin tragjik me një të shtënë në gjoks të shtunën në orën 19.40.