Haradinaj thotë se po e shkruajnë programin për “qeverinë Hoti”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij është kontribuuese e programit të asaj që ai e quan “Qeveria Hoti”.

Haradinaj tregon se AAK-ja me partnerët e saj po e shfrytëzon periudhën kur Gjykata Kushtetuese po e trajton çështjen e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër, e në këtë kohë po punojnë për programin qeverisës.

“Aleanca është kontribuuese e programit të Qeverisë Hoti, edhe për shkak të resorëve që do t’i udhëheq”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK’së thotë se ai vetë kaq qenë që të ruhet madhësia e tanishme e Qeverisë, pra numri i ministrave e zëvendësministrave. Megjithatë ai thotë se akoma nuk dihet

Kjo koha është shfrytëzu për avancim të programit. Nuk mund të flasë për numrin e zëvendësministrave, është në diskrecion të kandidatit për kryeministër” , tha Haradinaj gjatë një vizite të tij në Gjilan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme