Si çdo të premte, ora 20:45, edhe sot shkrimtari dhe publicisti nga Shkupi Kim Mehmeti komunikoi me ndjekësit e Syri.net dhe Syri TV përmes emisionit të tij të përjavshëm “Këndi i Kimit”.
Sigurisht në monologun e tij dominoi çështja e Teatrit Kombëtar.
Sipas Mehmetit, shqiptarët nuk duhet të shpëtojnë vetëm godinën e Teatrit, por Shqipërinë, që sipas tij Edi Rama e ka kthyer në pronë të vetën.
“Unë mendoj se piktori nuk ka frikë pasi ai e mori Shqipërinë dhe e bëri prone të vetën andaj dhe shqiptarët e Shqipërisë nuk duhet të shpëtojnë vetëm Teatrin. Ata duhet ta shpëtojnë Shqipërinë. Në Shqipëri, kryepiktori i Rilindjes është kryepolici, ai është kryemjeku, ai është kryegjykatësi, ai është kryepiktori, ai është kryeartisti, ai është të gjitha dhe mbase i vetmi institucion që e kundërshton sadopak atë është institucioni i presidentit”, tha publicist në “Këndi i Kimit”.
Si ndodhi e gjithë kjo?
“Një grup politikanësh të Rilindjes po sillen si talebanët në Afganistan që shkatërronin gjithçka. Këta vetëm që nuk mund të vrasin dhe të burgosin njerëz si talebanët sepse për fatin tone jetojmë në Europë.
Kjo ndodhi sipas meje në Shqipëri, sepse në Shqipëri filloi të prodhohej shumë baltë politike. Baltë politike e cila kur thahet bëhet pluhur. Dhe prodhuesi më i madh i kësaj balte politike ishte ai që më së miri e përdorte pluhurin pasi ajo baltë thahej. Domethënë piktori. Dhe sa here që i duhej të mbulojë diçka, si tani që duhet të mbulojë varfërinë të mos shohim se si ai u tall me shqiptarët, si i ndau grate nga burrat, vetëm nënat do të shëtisin me fëmijët, ndërsa burrat duhet të mbyllen në shtëpi. Dmth që të mbulojë gjithë këtë marrëzi që ka bërë atij normalisht tani i duhet pluhuri”, theksoi Kim Mehmeti. /A.R, Syri.net
“Këndi i Kimit” i plotë:
© SYRI.net