Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka kanë vizituar kompaninë “Proton Cable”, raporton Ekonomia Online.
Kurti nga Prizreni theksoi se “Proton Cable” është shembull i prodhimtarisë cilësore e që krahasohet me prodhimet që vijnë nga Bashkimi Evropian.
“Sot bashkë me kryetarin e Prizrenit dhe me zv.ministrin e Financave dhe Transfereve Ilir Aliun vizituam kompaninë ‘Proton Cable’ me pronarin Fatos Didën, i cili bën prodhimin e telit të bakrit”.
“Ky tel ka diametrin çerek milimetri prodhohet në këtë fabrikë dhe shndërrohen në izolim në një tel të bakrit që e ka prerjen tërthore me sipërfaqe 2.5 mm katror”.
“Krinolati si lëndë e parë që përpunohet në këtë fabrikë nuk ngecë asgjë prodhimeve të njëjta të BE-së. ‘Proton Cable’ është shembull i prodhimtarisë cilësore e vendore”.
Pronari i “Proton Cable”, Fatos Dida, deklaroi se për prodhimin e bakrit janë të parët në rajon, raporton EO.
“Faleminderit që interesoheni për prodhime vendore, kemi marr iniciativën që të prodhojmë telin e bakrit e para në trojet shqiptare”
“…jemi ne fazën testuese dhe së shpejti shpresojmë të vini edhe në hapjen zyrtare”, tha ai.
”Proton Cable” është fabrikë e kabllove dhe përçuesve elektrik në Prizren.