Shqiptaro-amerikanët apel Trumpit për politikën ndaj Kosovës

Një koalicion me mbi 40 organizata shqiptaro-amerikane kanë shprehur shqetësim për kursin e politikës amerikane kundrejt Kosovës. Në një letër në adresë të presidentit Trump, aktivistët paralajmërojnë se kahja e kësaj politike po ndikohet nga individë që nuk gëzojnë popullaritet apo mbështetje në popullatë.

“Kosovarët po frikësohen që lobimi serb ka dëmtuar kompasin moral të SHBA-së dhe që SHBA-ja mund të kthejë kokën në anën tjetër përderisa Kosova potencialisht mund të copëtohet edhe më shumë për t’iu përshtatur ambicieve nacionaliste të Serbisë,” shkruhet në letër.

Në një bisedë për “Zërin e Amerikës”, tre aktivistë shprehen se personat me të cilët po bisedon administrata në Ballkan nuk gëzojnë mbështetjen e popullatës dhe se alternativat që mund të propozojnë këta individë nuk do të sjellin stabilitetin dhe përparimin e premtuar.

Sipërmarrësit dhe aktivistët Harry Bajraktari dhe Richard Lukaj dhe konsulenti dhe aktivisti në Uashington Drilon Gashi theksojnë në intervistë se në këtë periudhë krizash politike në Ballkan, nevojiten hapa të matur për të gjetur një zgjidhje afat-gjatë e të qëndrueshme, të bazuar tek vullneti i popullatës./VOA/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme