Kryemyftiu i Maqedonisë, Sylejman Rexhepi, është martuar me një vajzë 50 vjet më të re, shkruan gazeta Express.
Disa media shqipe në Maqedoni kanë shkruar se kurorëzimi i Rexhepit ka ndodhur mbrëmë. Kanë publikuar edhe fotografinë ekskluzive nga kurorëzimi i kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe bashkëshortes së tij të re. Kurorëzimi është bë në muajin e Ramazanit.
Kryetari i BFI-së është kurorëzuar për herë të dytë, katër vite pasi ndërroi jetë bashkëshortja e tij e parë.