Kandidati i “Nismës për Kosovën” për kryetar të Komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, është i bindur për fitoren e tij në Drenas.
Në një intervistë për “Zërin”, Xhemajlaj ka thënë se është i sigurt se në zgjedhjet e balotazhit që do të mbahen pas dy javëve, do të triumfojë në garën me kandidatin e PDK-së, Ramiz Lladrovcin.
Xhemajlaj ka thënë se sipas rezultateve zgjedhore të ditës së diel, 55 për qind e qytetarëve të Drenasit janë për ndryshim dhe ndryshimit në këtë komunë thotë se i prin ai.
Kandidati i “Nismës për Kosovën” bën të ditur se tashmë do t’i fillojë bisedimet me kandidatët tjerë që kanë marrë pjesë në garën për zgjedhje të jashtëzakonshme në komunën e Drenasit, për ta fituar edhe mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 18 dhjetorit 2016. /albeu.com/