Shembja e Teatrit Kombëtar ka bërë bujë edhe në mediat e huaja, ndërsa një artikull i ka dedikuar edhe gazeta e njohur franceze“Le Monde”.
Me titullin “Në Shqipëri shkatërrimi Teatrit Kombëtar nja akt barbar”, “Le Monde” shkruan se kryeministri Edi Rama nxjerr në pah karrierën e tij si artist, por se në të njëjtën kohë shkatërroi institucionin simbol të kulturës në vend.
Artikulli i përshtatur nga “Le Monde”:
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nxjerrë në pah karrierën e tij si artis vizual dhe shijet si piktor. Kur ai ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, midis viteve 2000 dhe 2001, u bë i njohur në të gjithë botën, pasi ndërtesat e shurdhra e trashëguara nga diktatura komuniste, i pikturoi me ngjyra të ndritshme, duke i dhënë kryeqytetit shqiptar pak nga një galeri të hapur në ajër.
Por, të dielën, 17 maj, i njëjti, Edi Rama, kryeministër që nga viti 2013, dërgoi në agim policinë dhe fadromat për të shkatërruar një nga institucionet simbol të kulturës në vend, Teatrin Kombëtar. Brenda, dhjetëra artistë e aktivistë që kishin “pushtuar” ndërtesën për më shumë se 2 vite, u dëbuan nga policia.
“Ata erdhën në orën 4:15 të mëngjesit, ne ishim ende rreth gjashtëdhjetë vetë, dhe sollën ata buldozerin”, thotë regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga përfaqësuesit e Aleancës për mbrojtjen e teatrit, që luftoi që nga viti 2018 për të shpëtuar këtë ndërtesë të ngritur në 1940 kur vendi u pushtua nga Italia. Një demonstrim në të cilin liderët e opozitës morën pjesë të Dielën u shpërnda brutalisht.