Ministria e Rozeta Hajdarit ndan 27 mijë euro për furnizim me 60 llaptopë e kompjuterë

Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në krye me Rozeta Hajdarin, po planifikon që të shpenzojë rreth 27 mijë euro për furnizim me 60 llaptopë e kompjuterë, raporton Express.

Përmes njoftimit për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullatv të Prokurorimit Publik, MEPTINS ka bërë me dije se ka nevojë për furnizim me 20 llaptopë dhe 40 kompjuterë.

“Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate. Nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të riekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për proceduren e tenderit”, thuhet në njoftimin e publikuar në KRPP.

Afati kohor për përfundimin e këtij tenderi është 30 ditë nga dhënia e kontratës. Kompanitë e interesuara për të kryer këto furnizime mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 16 qershor, në ora 14:00./Gazeta Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme