Daçiqi e pranon se reciprociteti më i keq se taksa

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciq, deklaroi se Beogradi dhe Prishtina janë larg nga rinovimi i dialogut, por edhe nga një zgjidhje finale.

Ai tha se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun, por gjithashtu kujtoi se dihet se cila është qëndrimi i Beogradit zyrtar – heqja e taksës dhe masave reciproke të prezantuara nga Prishtina.

“Ata kanë hequr taksat, por vendosën masa reciproke, që është edhe më keq sesa taksat. Kjo do të thotë se të gjitha dokumentet duhet ta përmbajnë Republikën e Kosovës, që nuk ka qenë kurrë pjesë e marrëveshjes. Se për çfarë lëvizje dëshmon gjithashtu fakti se i dërguari special i SHBA Richard Grenell kërkon heqjen e masave të ndërsjella“, tha Daçiq për Blic.

Duke komentuar idenë e Lutfi Hazirit, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për shkëmbimin e territorit, Daçiq tha se pala tjetër para se gjithash duhet të sqarojë me veten e tij se kush do të jetë bashkëbiseduesi i Beogradit.

“Së pari, le të bien dakord se me kë të bisedojmë nga Prishtina”, tha Daçiq.

Ndryshe, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak pati deklaruar se të gjitha palët janë të gatshme të vazhdojnë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe se vetëm presin tejkalimin e gjendjes me coronavirus.

“Ne gjithashtu marrim parasysh kalendarin politik në Serbi dhe situatën politike në Kosovë rreth qeverisë, por faktori kryesor është situata epidemiologjike që duhet të na lejojë të takohemi”, tha Lajçak për.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme