Drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Prizren, Faton Alija, thotë se nga regjionet e Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës kanë marrë përforcime me zyrtarë policorë.
Alija thotë se kjo drejtori tashmë numëron 13 zyrtarë policorë të infektuar me COVID-19.
“Për fat të mirë asnjëri nga ta nuk kanë ankesa sa i përket gjendjes shëndetësore”, tha ai në RTV Dukagjini.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prizrenit thotë se rreth 100 zyrtarë policorë janë izoluar për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.
Ai ka thënë se stacioni megjithatë punon me kapacitete të plota pasi janë transferuar punëtorë nga stacione tjera rajonale.
Alija thotë se megjithatë Prizreni ka edhe njësi tjera policore që mundësojnë ofrimin e sigurisë në Prizren.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prizrenit thotë se pavarësisht vendimeve nga institucionet, në Prizren zyrtarët policorë do të vazhdojnë të punojnë me orar 12 orë deri në zbutjen e situatës.