Paskal Milo në një debat televiziv duke diskutuar për një ndër figurat më të mëdha shqiptare Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka thënë që duhet ta “zbresim me këmbë në tokë” se çfarë ka qenë në të vërtetë.
Përmes një gjuhe të pazakontë, Milo thotë se nëna e Skenderbeut ka qenë sllave, ndërsa heroi ynë kombëtar ka lindur ortodoks.
Gjithashtu Milo e ka çuar dhe më tej manipulimin e tij keqdashës duke shtuar se emrat e fëmijëve të Gjon Kastriotit janë me origjine sllave.
“Nëse duam ta zbresim Skënderbeun me këmbë në tokë duhet t’i themi disa gjëra që i kanë thënë historianë me kohë e me shekuj”, shpehet Milo.
Më tej, Milo hedh tezës, sipas së cilës, Skënderbeu luftoi për mbrojtjen e krishtërimit.
© SYRI.net