Zbulohet se nga kush është “porositur” vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Publicisti Rexhep Elezaj, ka komentuar për “Bota sot” vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë dekretit të presidentit të Kosovës, për mandatarin e kryeministrit të ri.

Ai këtë vendim e ka quajtur aktin më të shëmtuar juridik, dhe se është bërë shkelja e  rënd e normave dhe frymës së Kushtetutës së Kosovës.

“Mbrëmë Gjykata kushtetuese e ka bërë aktin më të shëmtuar juridik, që mbanë mend ndonjëherë praktike juridike në vitet e fundit, e cila me vendimin e saj antikushtetues dhe arbitrar, shkeli rënd normat dhe frymën e Kushtetutës së Kosovës, duke e shpallur dekretin e presidentit të vendit “kushtetues” dhe në përputhshmëri me nenet e saj, duke ia dhënë kështu mandatin qeverisës të partisë së parë për ta formuar qeverinë e re, partisë së dytë, pra LDK-së të cilës me kushtetutën aktuale nuk i takon kjo e drejt!”, ka thënë ai për “Bota sot”

 

Po ashtu, ai deklaron se ky vendim është skandal juridik, si dhe është pamflet politik i porositur dhe i përgatitur nga zyrat e presidentit Thaçi.

“Ky vendim i saj është skandal juridik, por edhe një pamflet politik i porositur dhe i përgatitur nga zyrat e presidentit H. Thaçi, dhe, po qese e lexoni me kujdes këtë vendim, del se GJK nuk ka bërë interpretimin e saj, por e ka komentuar atë në mënyrë krejtësisht jo profesionale, siç i quan ajo “këshillimet” midis presidentit dhe partisë fituese të zgjedhjeve, në këtë LVV-je dhe liderin e saj z. Albin Kurtin. Mbase ajo, GJK ishte e thirrur që thjesht ta interpretojë, e jo të sajojë nene të reja për Kushtetutën, e që është skandal i llojit më të vrazhdë juridik dhe kushtetues, por ja se kur organi më i lartë gjyqësor i një shteti, siç është GJK e kapur nga politika, në këtë rast nga H. Thaçi, atëherë është naivitet të presësh përparim, zhvillim dhe shtet ndërtim të mirëfilltë në një vend të vogël dhe të pazhvilluar siç është Kosova..!?”, ka potencuar Elezaj për “Bota sot”.

Për më tepër, ai shprehtë se vendi do të hyjë në një fazë me rreziqe dhe të panjohura politike, duke paralajmëruar falje të territorit të Kosovës Serbisë.

“Tani vendi ynë po hynë në një fazë plotë me rreziqe dhe të panjohura politike, por qartë me një skenar të përgatitur nga Isa Mustafa dhe H. Thaçi, të cilin këta në ditët dhe muajt në vijim do ta implementojnë sipas tekave dhe planeve të tyre antikombëtare, njëjtë siç vepruan me demarkacionin me Malin e Zi, të cilit ia falën mbi 8270 hektarë toka të trevës së Rugovës, njëjtë do ia falin edhe Serbisë gjysmën e veriut të Kosovës, dhe si këmbim territorial do ta marrin, ndoshta, vetëm Preshevën, që në fakt kjo do jetë ndarje dhe copëtim i Kosovës sipas skenarit “Thaçi-Vuçiç-Rama”. Me këtë rast Kosova do e humbë më shumë se gjysmën e Trepçes dhe Ujmanit..!? Pra, në skenën politike në Kosovë serish erdhën miqtë dhe argatët e Beogradit, të cilët për interesa të tyre meskine si dhe për t’i shpëtuar gjykatave vendore dhe ndërkombëtare, po dëshmojnë se janë në gjendje me e shitur (kallur) krejt Kosovën, vetëm për ta shpëtuar veten nga akuzat dhe tradhtitë që ia kanë bërë Kosovës dhe popullit shqiptar, duke mos harruar këtu edhe hajnitë dhe korrupsionin që i instaluan në Kosovë, me qëllim ogurzi për t’u pasuruar deri në ekstrem mbi kurrizin dhe djersen e popullit të varfër shqiptar..!? ”, ka shtuar ai.

Në fund, Elezaj ka paralajmëruar se në Kosovë ditëve në vijim e presin sfida të rënda, duke përfshirë acarimin e situatës politike me pasoja të rrezikshme për vendin.

“Nuk ka asnjë dyshim, se ditët në vijim Kosovën e presin sfida të rënda, sidomos në aspektin ekonomik, por edhe acarimi i situatës politike me pasoja të rrezikshme për vendin, sepse rinia shqiptare është ngopur me premtime të rrejshme, me fjalë boshe dhe papunësi dhe varfëri ekstreme, kështu që unë nuk i përjashtoj trazirat sociale por as protestat e dhunshme, sepse me vendimin e djeshëm të GJK, përfundimisht është vrarë shpresa e tyre për një Kosovë që iu garanton punë, prosperitet dhe një të ardhme të sigurt në shtetin e tyre. Ata, rinia jonë, nga sot do ia mësyjnë serish rrugëve dhe shtigjeve të kurbetit për të kërkuar një vend pune në Evropë dhe më gjerë, ngase ndryshimi pozitiv që u votua me 6 tetor 2019 nga gjithë votuesit shqiptar, duke e sjellë në pushtet gjeneratën e re në krye me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, me vendimin e GJK serish u varros së paku për 20 vitet e ardhshme..!?”, ka përfunduar Elezaj për “Bota sot”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme