Joe Biden: Të protestosh kundër këtij brutaliteti është e drejtë dhe e nevojshme

Kandidati për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike dhe ish-nënpresidenti i këtij shteti, Joe Biden, ka reaguar përmes një deklarate pas protestave të dhunshme që kanë shpërthyer në shumë qytete amerikane.

Ai ka thënë se kombi amerikan është i zemëruar ndaj padrejtësisë dhe se të protestosh kundër brutalitetit është e drejtë dhe e nevojshme. Megjithatë, ai nuk e ka përkrahur dhunën në protesta.

“Protesta është një reagim tërësisht amerikan, por djegiet dhe shkatërrimi i panevojshëm nuk janë të tilla. As dhuna që e vë në rrezik jetën e njerëzve nuk është”, thuhet në letrën e ish-nënpresidentit amerikan gjatë mandatit të Obamës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme