Të paktën dy ushtarë kanë vdekur si pasojë e një sulmi ndaj bazës ushtarake në Dakota-n Veriore në SHBA, transmeton Anadolu.
Në njoftimin e bërë nga Baza e Forcave Ajrore Grand Forks, thuhet se në orët e mëngjesit me kohën lokale është hapur zjarr ndaj Bazës së Forcave Ajrore, si pasojë e së cilës kanë humbur jetën dy ushtarë.
Pas sulmit, sipas njoftimit, gjendja në bazë është marrë nën kontroll, ndërsa është siguruar siguria e personelit dhe se vazhdon hetimi.
Më tej në njoftim bëhet e ditur se emrat e ushtarëve të ndjerë do të njoftohen pas 24 orëve për arsye se vazhdon hetimi, ndërkaq nuk u dhanë detaje rreth asaj se prej ku është bërë sulmi dhe nëse është kapur sulmuesi.
Sipas ueb faqes së Bazës së Forcave Ajrore Grand Forks, baza është qendër e dronëve RQ-4 Global Hawk, të cilët sigurojnë inteligjencë në çdo kushte.