“Efekti” Isa Mustafa: Nga 4 deputetë të LDK-së që ishin kundër Qeverisë Hoti, kanë mbetur vetëm 2

Edhe pse ishin katër deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës: Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala, që votuan kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, dy prej tyre duket se kanë ndryshuar mendje për koalicionin e ri që ka lidhur partia e tyre me AAK e Nisma.

Gazeta Blic nga burime Brenda LDK-së ka marrë vesh se pos kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani dhe deputetit Haxhi Avdyli, të gjithë deputetët tjerë nga kjo parti do ta votojnë Qeverinë Hoti.

“Nga katër deputetë sa ishin kundër koalicionit të LDK-së me AAK-në e Nismën, gjegjësisht kundër Qeverisë Hoti, kanë mbetur vetëm dy kundër. Pra, kundër janë Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli. Ndërkaq, për do të votojnë Fatmir Rexhepi e Ardian Shala, ndonëse fillimisht kundërshtuan qeverinë me AAK-në e Nismën”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Sipas këtij burimi, lideri i LDK-së Isa Mustafa, ka arritur që ta bindë Rexhepin e Shalën që ta votojnë të nominuarin e kësaj partie për kryeministër, Avdullah Hotin.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me votimin e qeverisë Hoti që pritet të bëhet nesër.

Ai nuk ka dhënë detaje nëse do të jetë pro apo kundër votimit të kësaj qeverie por ka theksuar se gjithçka do të merret vesh nesër.

“Mbetet nesër në seancë parlamentare me vendos atje me krejt kolegët, e lemë për nesër”, ka thënë shkurt Rexhepi.

Deputeti tjetër nga LDK, Haxhi Avdyli, ka theksuar për media se nuk do të jetë pjesë e diskutimeve të tilla, prandaj edhe votën e ka lënë të bëhet publike nesër (e mërkurë).

“Kam vendosur që votën ta bëj publike vetëm në seancë të Kuvendit”, ka thënë Avdyli.

Pos këtyre dy deputetëve të LDK-së, votë kundër ka paralajmëruar edhe Haxhi Shala i Nismës.

Ai ka theksuar se nuk do ta votoj Qeverinë Hoti, për faktin se ai ka disa çështje për t’i sqaruar me partinë e tij.

Kuvendi i Kosovës pritet nesër në ora 11:00 të mbajë seancë për votimin e qeverisë Hoti.

Kërkesa e LDK-së për mbajtjen e kësaj seance erdhi pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë dekretit të Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme