Ministria e jashtme mund ta “rrëzojë” qeverinë Hoti ende pa u formuar

Pak ditë para se të dalë në votim në Kuvend votimi i Qeverisë “Hoti”, çështja e pazareve duket se mund të vërë në dyshim votat e mjaftueshme për këtë Qeveri.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se Behxhet Pacolli ka kërkuar përsëri Ministrinë e Jashtme.

Por, shumë i vendosur është Ramush Haradinaj, i cili nuk ka lejuar që njëra nga katër ministritë e garantuara nga koalicioni me LDK-në të futet në “pazar”.

Haradinaj ka qenë lideri i parë që ka publikuar emrat e ministrave nga partia e tij dhe është shumë i vendosur që të njëjtit të mbesin të tillë.

Megjithatë, Pacolli me dy votat e tij në Parlament nuk dëshiron që të mbetet duarthatë.

Lideri i AKR-së vazhdon të pëlqejë Ministrinë e Jashtme, të cilën e mbante edhe në qeverisjen e kaluar.

Në rast se nuk gjindet gjuha e përbashkët, Pacolli mund të kushtëzojë me dy vota në Kuvend votimin e Qeverisë “Hoti”.

Dy votat e tij kanë peshë të madhe ngase numrat pro Qeverisë “Hoti” në Kuvend janë të limituar dhe në dyshim duke e patur parasysh se ka deputetë edhe nga LDK-ja që s’janë bindur në votimin e kësaj Qeverie. /Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme