Genc Burimi: Një francez nuk do e kuptonte kurrë Ramën kur të lexonte shkrimin e tij për shembjen e Teatrit

Në Syri Tv, analisti Genc Burimi,  nga Parisi komentoi edhe shkrimin e kryeministrit Rama në ‘Le Monde’ lidhur mbi prishjen e Teatrit, ku edhe njëherë sulmoi opozitën.

‘Ka një kod në Francë që është që në politikë një politikan nuk mund të flasë keq jashtë vendit për një politikan të vendit të tij. Është pikërisht kjo që në fillim të shkrimit bën Rama i cili atakon opozitën e vendit të tij.

Për mua duhet ta kishte evituar këtë sepse i ka ulur të paktën 10 pikë.

Rrëzimi i teatrit në Shqipëri bëri një jehonë të jashtëzakonshme, ishte gati si polemika që shkaktuan amrët e shkatërrimit në masë në Siri.

Në këtë pikëpamje Rama mori portretin e një autoritari. Dhe fillimi i shkrimit në ‘Le Monde’ i dha këtë portret.

E fillova me kodin e parë të francezëve kur një politikan nuk mund të shajë një politikan jashtë vendi të tij sepse ka edhe gurin edhe arrëm.

Por pika e dytë është vlera kulturore që mbart një godinë.

Kurrë, nëse Rama do ia kishte dhënë për lexim një francezi konservator shkrimin e tij, ky i fundit nuk do e kishte kuptuar në këtë mënyrë  që ‘godina është e vjetër dhe duhet shembur’.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme