Deputetja boshnjake Zikrete Aliti dje është larguar nga Grupi Parlamentar 6+ për të vazhduar si deputete e pavarur.
Por, sot në ditën kur pritet të votohet Qeveria Hoti vota e Alitit është diskutabile që deri dje ishte e sigurt.
“Nuk e di, nuk e kam vendosur ende. Deri në momentin e fundit nuk kam qëndrim”, tha shkurt për kalnkosova.tv.
6+ ia kishte premtuar gjashtë vota Qeverisë Hoti, por deri më tani janë pesë pro. Këtë e konfirmoi dje për klankosova.tv shefi i Grupit Parlamentar Albert Kinolli.