FOTO/ Kryebashkiaku i Minneapolis ulet në gjunjë para arkivolit të George Floyed dhe shpërthen në lot

George Floyed, afroamerikani që u vra në mënyrë barbare nga një polic i bardhë, duke i marrë jetën pasi i vuri gjurin në fyt dhe i bllokoi frymëmarrjen do të përcillet për në banesën e fundit në datën 8 qershor.

Ndërkohë këto ditë janë duke vijuar homazhet, ku marrin pjesë familjarë, miq dhe shokë.

Gjithashtu sot pjesë e homazheve është bërë edhe kryetari i Bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey. Kryebashkiaku u gjunjëzua para arkivolit të George dhe  më pas shpërtheu në lot, shkruan CNN. 

Sot Guvernatori i Ohajos, Mike DeWine u kërkoi të gjithë Ohioianëve të qëndrojnë të heshtur për tetë minuta në orën 2 pasdite, për të nderuar George Floyd.

Ndërkohë në shumë shtete kanë shpërthyer protestat në SHBA. 624 arrestime ka pasur nga Qendra Komanduese Shumë-Agjenciale (MACC) në Minesota që nga 31 maj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme