Një ditë më parë, një nga gazetat më të mëdha italiane shkruante për eksodin e mjekëve të këtij vendi drejt Gjermanisë.
Ndërkohë një video e blogger-it Nas Daily u bë virale, pasi tregon se përse Gjermania po e menaxhon kaq mirë situatën ekonomike në kohën e krizës së koronës.
Gjermania ka ofruar një paketë ndihme prej 130 miliardë euro për të forcuar ekonominë.
Sondazhi tregon se 80 përqind e gjermanëve janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me situatën e tyre ekonomike.
Kancelarja Merkel e komentoi këtë optimizëm duke thënë se “ne duam të kthehemi sa më shpejt te prosperiteti ynë. Kjo do të thotë që njerëzit të jenë në gjendje të blejnë”.
Ajo e shtoi optimizmin kur tha se nuk beson se do ketë një valë të dytë, të ngjashme me atë që ndodhi këto muaj.
© SYRI.net