Në deklaratën e ministrit të jashtëm malazez Srgjan Darmanoviç se brenda NATO-së ka mekanizma që Mali i Zi mund të shfrytëzoj nëse vlerëson se i rrezikohet siguria, ka reaguar ministri i jashtëm serb Daçiq që ka thënë se “pak e kanë NATO le të thërrasin edhe UÇK dhe muxhahedinet, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.
Ai ka thënë se deklarata e Darmanoviç se mund shfrytëzohen mekanizma nga NATO nëse vlerësohet se u rrezikua siguria në Malin e ZI përbën edhe një tregues të qartë sa regjimi malazez ka humbur kompasin e sjelljes ka deklaruar ministri serb Daçiq.
„Po të thoshte dikush para 30 viteve se Mali i Zi do të kërkoj nga NATO që të sulmoj dhe bombardoj Serbinë, do mendonim se është i humbur në mendje. Pak e kanë NATO-n le të thërrasin edhe UÇK edhe muxhahedinet , këta janë aleatët historik të popullit malazez” tha ai në deklaratën e shkruar.
Sikur pushteti aktual malazez të ishte në kohën e Njegoshit për te do të thoshin se ai është kriminel lufte edhe hegjemonist serbo-madh.
„NATO në violina, edhe këtë e pritëm. Mungon edhe brohoritjet në Vraçar. Çfarë do thoshte mbreti Nikolla Petroviç, zemra jonë serbe do qëndronte edhe këtë, nga NATO te serbët. Thirrni mendjes, asnjë rrezik nuk ju kërcënon nga Serbia por nga vet ju dhe raporti juaj ndaj qytetarëve serb dhe Kishës ortodokse Serbe në Malin e Zi”, tha shefi i diplomacisë serbe dhe Partisë Socialiste.