Analisti politik, Armend Muja, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të qeverisë lidhur me reciprocitetin.
Ai thotë se Qeveria Thaçi-Hoti kanë hequr vendimin për reciprocitetin gradual të mars 2020, dhe se kjo sipas tij është bërë me kërkesë dhe insistim te presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Muja madje në shkrimin e tij ka bërë thirrje që të ndalen Hoti e Thaçi, pasi sipas tij, e bënë horë Kosovën.
Ja shkrimi i tij:
Qeveria Thaci-Hoti kane hequr vendimin per reciprocitin gradual te mars 2020. Kjo me kerkese dhe insistim te Vucic. Kete reciprocitetin gabimisht e keni nderlidhur me Albin Kurti – eshte princip se si operojne shtetet kur ballafaqohen me barriera jo-tregtare, e te cilat nuk jane trajtuar me vite. As UNMIK ne Marrreveshjen e CEFTA nuk ka hequr dore nga reciprociteti.
Tash, friken per te operuar si shtet mos e shitni si ‘pro-amerikanizem’ se nuk eshte ashtu.
Qendimi i BE-se dhe Gjermanise ishin qe pengesat jo-tregtare duhet te jene pjese e dialogut. Nderkohe Qeveria Thaci-Hoti eshte dorezuar plotesisht. E di sigurt qe ky popull nuk e pranon shtypjen dhe vullnetin e Vucic. Naluni se u bonet hore.