Anketë: LDK pa Vjosa Osmanin vështirë mund ta kalojë pragun zgjedhor

Bazuar në rezultatet e anketës së Institutit Republikan Amerikan, IRI, Lidhja Demokratike e Kosovës pa Vjosa Osmanin vështirë se mund ta kalojë pragun zgjedhor, Osmani në këtë anketë renditet si e dyta me 15 për qind popullaritet (pas Albin Kurtit me 25 për qind). Nga ana tjetër Isa Mustafa e kryeministri Avdulla Hoti nuk janë ranguar fare në këtë anketë.

Anketa është realizuar në pesë vende të Ballkanit Perëndimor- Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi.
Në anketë nuk është përfshirë Shqipëria, kurse në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, Zijadin Sela rangohet para Ali Ahmetit.

Urse në vendin tonë, pas Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, radhitet presidenti Hashim Thaçi me vetëm 6 për qind besueshmëri, e pas Thaçit vijnë Ramush Haradinaj e Kadri Veseli me nga 5 për qind, por me një përparësi të vogël të Haradinajt.
Anketa tregon se Kosova edhe më tutje mbetet vendi më pro perëndimor në Ballkan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme