Hoxhaj shpjegon elementet që çuan PDK-në në balotazh

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka shpjeguar se cilat kanë qenë elementet që PDK-ja këtë herë në Drenas nuk fitoi në raundin e parë, por i duhet të shkojë në balotazh me Nismën për Kosovën.

Hoxhaj ka thënë se ky rezultat duhet të shihet vetëm si episod i izoluar dhe tregojë përse është kështu. “Këto nuk kanë qenë zgjedhje të rregullta. Parametri i parë është karakteri i jashtëzakonshëm për shkak të dënimit të Nexhat Demakut. Së dyti nuk ka pasur atmosferë zgjedhore në Drenas. Elementi i tretë është se nga PDK ka qenë vetëm Ramiz Lladrovci, por ka pasur edhe të tjerë që kanë dalë nga shtabi i saj, qoftë, Elmi Thaçi, pastaj Bazaj dhe Xhavit Drenorit, si asamblist i PDK-së”, ka thënë Hoxhaj në “Zona B” në “Klan Kosova”.
“Po ashtu, në këto zgjedhje lokale preferenca shkon përtej partisë, duke u marrë parasysh vendlindja dhe lidhja e gjakut”.
“Por, në këto zgjedhje do të duhej të merrni pjesë diku 200 veta për asamble komunale dhe zakonisht këta janë ata që tërheqin votat dhe ato vota shpesh përkthen për kryetar komune”.
“Nëse kemi parasysh këto pesë-gjashtë parametra si analizë, del se vota e PDK-së është e njëjta, elektorati është i qëndrueshëm për PDK-në dhe vota e balotazhi janë një episod i izoluar”.
“Mendimi im është që votat për Lladrovcin nuk duhet të shihet si trend as lidhshmëri se ku e ka PDK-ja vendin në Drenas”, ka thënë Hoxhaj.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme