Vuçiq: Qeshem me pretendimet territoriale ndaj Serbisë nga pala kosovare

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se pala serbe është e gatshme për bisedime.

“Por ne nuk dëgjojmë ultimatume nga Prishtina, të cilat i dëgjojmë secilën ditë se kushti i vetëm është njohja e Kosovës nga Serbia, apo shfaqja e dëshirave të tjera me pretendime territoriale, me të cilat qeshem sepse nuk mund të tregohet arrogancë drejt fuqive të mëdha”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92.

“Ne gjithmonë duhet të mundemi që ta gjejmë forcën dhe të themi “Jo” kur rrezikohen interesat tona vitale, me shpresën se zgjidhja do të vjen kur ne mund të themi: “Po”. Sidoqoftë unë s’kam parë diçka të tillë”.

Vuçiq ka thënë se lufta në muajt nuk vijim nuk do të jetë e lehtë, transmeton Klan Kosova.

“Gjithmonë duhet të themi “Jo” ndaj atyre që na i rrezikojnë interesat kombëtare, me shpresën se do të kemi diçka për të cilën duhet thënë “Po”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme