Osmani: “Gjarpri” po tenton ta kafshojë nderin e familjes sime pse e njohu Rugovën komandant suprem

Kryeparlajmentarja Vjosa Osmani ka reaguar pas deklaratës së presidentit Hashim Thaçi i cili tha se familjarët e saj kanë bashkëpunuar me serbët.

“Familja e zonjës Osmani i ka shërbyer Serbisë dhe ajo e din shumë mirë. Sikur të isha në vendin e zonjës Osmani, do të isha djersitur”, është shprehur Thaçi në një intervistë në Rubikon të Klan Kosovës.

Ndërkaq Osmani, përmes një postimi në “Facebook”, duke e quajtur presidentin me nofkën e tij të luftës “gjarpër”, ka thënë se ky i fundit, përmes kësaj deklarate ka provuar të prek nderin e familjes së saj.

Sipas saj, Thaçi po e bën këtë pasi babai i saj e ka njohur ish-presidentin Rugova komandant supreme, shkak për të cilin ajo thotë se presidenti i tashëm po e shpallë familjen e saj si tradhtare, përcjell “Zeri.info”.

“Sonte, gjarpri paska provuar të kafshojë nderin e familjes sime. Babai im e ka njohur për Komandant suprem Dr. Ibrahim Rugovën. Me gjasë, prandaj, Thaçi po e shpallë familjen time tradhtare, njëjtë siç e shpallte Rugovën me komunikatat e tij të 90-tës e tutje. T’i shërbesh vendit tënd duke e njohur Rugovën si prijës, sipas Thaçit qenka sikur t’i shërbesh Serbisë. Shpallja e kundërshtarëve politikë si bashkëpunëtorë të Serbisë i ka paraprirë gjithnjë sulmeve fizike e eliminimeve. E njëjta logjikë, si duket, po synohet të instalohet tash për të arsyetuar sulme të paramenduara e parapërgatitura”, ka shkruar Osmani.

Kryeparlamentarja e ka fajësuar LDK-në për zgjedhjen e Thaçit president, gjë për të cilën, ajo thotë se kjo parti duhet t’i kërkojë falje qytetarëve.

E deri në kërkimfalje, Osmani thotë se Thaçi mbetet “faqja e zezë e vendit tonë”.

“Në historinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të ketë njollë më të zezë se sa zgjedhja e këtij njeriu për President të vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë sërish lidhje me popullin vetëm në ditën kur kërkon falje të sinqertë e përkulet para qytetarëve për këtë gabim i cili po e çon vendin tonë drejt humnerës. Por ky vend nuk i është nënshtruar as regjimeve gjenocidale. Nuk do të dorëzohet as para shpifësve në rolin e Presidentit. E deri atëherë, kur ky popull do ja tregojë vendin secilit, me votë, ky njeri mbetet faqja më e zezë e vendit tonë”, është shprehur ajo. /Zëri

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme