Ardian Çapja, dy ditë pas atentatit ka dalë nga reanimacioni në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kritike për nxjerrjen e plumbit që i tejshpoi shpatullën.
Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se menjëherë sapo u bë i ndërgjegjshëm dhe arriti të fliste, u ka bërë kërkesë bluzave të bardha për të dalë nga spitali.
55-vjecari Ardian Çapja ka kërkuar nga mjekët që t’i mbyllin kartelën dhe gjendjen shëndetësore ta ndiqte privatisht në banesën e tij. Mësohet se ai po mbahet nën mbikqyrje të rreptë në spital, i ruajtur me policë. Efektivë janë të stacionuar jashtë spitalit, e po ashtu edhe në derën e pavijonit ku po mbahet për mjekim Capja, duke mos lejuar qarkullim, por vetëm hyrjen e personave të autorizuar.