“ Mungesa e mirëqenies sociale dhe ekonomike është nxitësi kryesor i shpërnguljes së të rinjve, ndërsa kjo – përveç si problem demografik – paraqet edhe problem politik”, ka thënë për T7, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
Sipas tij, “beteja e Alternativës do të zhvillohet në këtë drejtim – qëndrimi i të rinjve në vendin e tyre, por edhe që prezenca jonë të mos jetë vetëm shifër, por edhe faktor politik”, ka përfunduar Gashi.