Hetonet TikTok për dyshime të shkeljeve të sigurisë dhe privacisë

Veprimtaria e aplikacioni kinez TikTok do të shqyrtohet nga një grup punues i Bashkimit Europian, njoftoi roja e bllokut për privaci të mërkurën, që po ashtu paralajmëroi forcat policore të BE’së kundër shfrytëzimit të softuerit nga kompania amerikane Clearview AI, transmeton Gazeta Metro.


TikTok, pronë e kompanisë kineze ByteDance, i lejon shfrytëzuesit të krijojnë video të shkurtra e tani ka parë rritje të madhe të popullaritet gjatë pandemisë Covid-19.

Bordi Europian i Mbrojtjes së të Dhënave (EDPB) ka njoftuar se do të caktoj një grup punues për të vlerësuar veprimtarinë pas një kërkese nga një ligjvënësi të BE’së që kishte ngritur si shqetësim metodologjinë e mbledhjes së të dhënave dhe rrezikun e sigurisë dhe privacisë.

Ky grup punues do të koordinoj veprimet e mundshme dhe do të kërkoj mbikëqyrje të procesimit dhe praktikave të TikTok në BE, ka njoftuar bordi i bllokut europian me një komunikatë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme