Gazmend Muhaxheri e thotë hapur se ka pretendime për t’u bërë kryetar i LDK’së

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri ka folur për garën e brendshme brenda LDK-së dhe pozicionin e tij në këtë proces.

Muhaxheri në RTV Dukagjini u është përgjigjur edhe pyetjeve të audiencës ku njëra nga to ishte “Nëse do të kandidonte Vjosa Osmani për kryetare të LDK-së, a do ta mbështeste Gazmend Muhaxheri?”.

“Nuk dihet kush kanë me qenë kandidatët. Ndoshta unë jam kandidat me Vjosa Osmanin, dhe në këtë rast si do ta votojë Vjosa Osmanin?”, është shprehur Muhaxheri.

I pyetur nëse ka pretendime për kryetar të partisë, Muhaxheri ka thënë se ka një ambicie të tillë.

“Si nuk kam pretendime për t’u bërë kryetar kur kam ardhur në pozitën e nënkryetarit të partisë?”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme