Maqedoni:Nuk ka gjendje të jashtëzakonshme, rrjedhin afatet për zgjedhje me 5 korrik

Dje në mesnatë mbaroi gjendja e jashtëzakonshme dhe pasi drejtuesit e dy partive më të mëdha në vend, LSDM në pushtet dhe VMRO-DPMNE-së opozitare, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski nuk arritën marrëveshje për datën e zgjedhjeve, vijojnë afatet zgjedhore për zgjedhje me 5 korrik. Sipas afateve fushata do të fillojë më 16 qershor.

Presidenti, Stevo Pendarovski të premten njoftoi se nuk kishte kërkesë nga qeveria dhe se si rrjedhojë nuk do të shpall gjendje të re të jashtëzakonshme, kurse takimi mes dy liderëve Mickoski dhe Zaev për të datën e zgjedhjeve në viln Vodno përfundoi pa marrëveshje.

Sipas presidentit, zgjedhjet janë të nevojshme për formimin e institucioneve funksionale dhe legjitime dhe se një proces jo inkluziv sipas tij do të çonte vendin drejt një krize politike.

“Nëse nuk arrijmë marrëveshje për proces transparent dhe inkluziv zgjedhor, kjo do të nënkuptojë krizë të thellë politike. Nëse e shikojmë më gjerë rajonin ku ndodhemi dhe tentimin për destabilizimin e tij përmes kërcënimeve hibride dhe lajmeve të rreme, nuk mund të përjashtojmë mundësinë që kriza eventuale juridike dhe politike, nuk do të rritet edhe në krizë sigurie”, theksoi Pendarovski.

KSHZ-ja rë premten njoftoi se po përgatitet për mbajtjen e zgjedhjeve në pjesën e parë të korrikut. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski presin protokoll për mbajtjen e zgjedhjeve edhe nga ana e Komisionit për sëmundje infektive, pasi deri më tani kanë marrë vetëm rekomandime.

Nga KSHZ po ashtu thonë se kanë kërkuar edhe nga MPB, Prokuroria Themelore dhe organet e tjera informata në lidhje me pastrimin dhe plotësimin e Listës zgjedhore. KSHZ do të mbajë seancë edhe të dielën për të biseduar për hapësirën mediale të partive dhe çështjet e tjera kyçe për organizimin e zgjedhjeve.
Deklarata

“KSHZ është gjithmonë e gatshme për zgjedhje. Për organizimin e zgjedhjeve në afate të përcaktuara ligjore. Edhe pse në opinion është përshtypja se ne nuk punojmë asgjë, nuk është ashtu. Ne pavarësisht kur do të jetë data e zgjedhjeve u dhamë udhëzime njësive tona rajonale, të punësuarve atje, që të gjejnë vende të votimit me më shumë metër katrorë, me më shumë dritare, sipas udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore”, pohoi Oliver Derkovski, Kryetar i KSHZ-së.

Presidenti Pendarovski që nga fillimi i pandemisë shpalli katër gjendje të jashtëzakonshme, dy me nga 30 ditë dhe dy me nga 14 ditë. Gjendja e fundit e jashtëzakonshme ishte shpallur më 20 maj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme