Zgjedhjet në Maqedoni më 15 korrik – Zaev e Mickoski arritën marrëveshje

Dy liderët e partive maqedonase Zoran Zaev i LSDM-së dhe Hristijan Mickoski i VMRO-DPMNE-së të hënën janë marrë vesh që zgjedhjet të mbahen më 15 korrik. Këtë e ka bërë të ditur Zaevi, i cili tha se nëse opozita do të ishte më konstruktive, marrëveshja do të ishte arritur shumë më herët.

”15 korriku është data përfundimtare për mbajtjen e zgjedhjeve në të cilat do të merr pjesë edhe opozita. Kam biseduar me Mickoskin i cili më ka konfirmuar se do të merr pjesë në zgjedhje”, tha Zaev.
Ai, tha se bashkë me Mickoskin do ta informojnë presidentin Pendarovski për ta vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme për të plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve më 15 korrik.
15 korriku, është ditë e mërkurë dhe do të shpallet ditë jopune kurse procesi zgjedhor do të zgjasë deri në ora 21.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme