Shitja e zyrave partiake në Qendrën Tregtare Mavrovasja, si duket nuk ka qenë biznesi i vetëm i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. ish kryetari i degës së LSDM-së në Shkup, Lupço Palevski, për të cilin thuhet që posedon edhe shumë “bomba” ka prezantuar dokumente për të cilat thotë se dëshmojnë pasurinë dhe bizneset që i posedon kryetari i BDI-së në Zvicër dhe ne Angli.
Dokumentet i ka prezantuar në emisionin “Qendra”, ku përmend edhe Bujar Osmanit, të cilit Palevski i ka dhënë afat prej shtatë ditëve që të pranojë kompaninë e regjistruar në Zvicër./lajm.org