Paralajmërim nga Nju Jorku: Ekspertët e Putinit për propagandë janë angazhuar në shtabet e BDI-së dhe VMRO-së!

Veprimtari shqiptar në Nju Jork, Ylber Pilku, i cili ka lidhje të fuqishme në Senatin dhe Kongresin amerikan, ka bë një paralajmërim shqetësues për zhvillimet politike në Maqedoni. Pilku është në mesin e veprimtarëve mjaft të informuar në diasporën shqiptare.

Me siguri në bazë të informacioneve që posedon, në kolumnën e tij të fundit ai thotë se në shtabet zgjedhore të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së janë instaluar “ekspertë të Putinit” për propagandë, të cilët kanë për qëllim të shkaktojnë tensione në Maqedoninë e Veriut, njëjtë sikur po shkaktohen nga Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Putinin si duket shumë shpejt e ka kapluar nostalgjia për koalicionin qeveritar VMRO-BDI, kur udhëheqësit e këtij koalicioni Nikolla Gruevski dhe Gjorgje Ivanov parreshtur realizonin vizita zyrtare në Rusi e në Kinë. Tani Moska po bën përpjekje maksimale që të rijkthejë këtë koalicion në pushtet. Ato tani po mundohen të shkaktojnë bashkërish tensione për të pamundësuar mbajtjen e zgjedhjeve dhe për të vazhduar krizën me shpresë se duke shkaktuar tensione do të munden t’i fusin prapë turinjtë në dy vendet më të reja anëtare të NATO-s. Ekspertët e Putinit të instaluar në shtabet zgjedhore të këtyre dy partive, natë e ditë po mendojnë se si të krijojnë situata të tensionuara dhe përplasje ndëretnike për të ushqyer rejtingun e rënë të Mickovskit dhe Ahmetit.


Në këto skenare, me dashje pa dashje mund të futen edhe njerëz të partive tjera, siç është rasti i sotëm me këshilltarin e LSDM-së në komunën e Butelit, Mano Manojlovski, i cili tani tre vite është në koalicion me BDI-në. Ju lumtë mediumeve që e zbuluan dhe parandaluan skenarin për thyerjen e bilbordit nga ana e Komitëve që qenkan paguar nga dega e Çairit, mirëpo skenaret e këtyre partive për skenare ndëretnike për fat të keq nuk kanë përfunduar. Ai me bilbordin u zbulua, po ndonjë tjetër në Kala, Tetovë, Butel, Kumanovë, apo qytet tjetër mund të ndodhë. Prandaj NATO duhet të jetë vigjilente dhe të reflektojë, sepse institucionet e Maqedonisë së Veriut ende nuk kanë kapacitet për të parandaluar këto skenare, veçanërisht nëse vijnë nga Rusia”,
 shprehet Pilku./Lajmpress

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme