Një ngjarje e jo e zakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë.
Manolis Vitos, minoritar grek nga fshati i Finiqit ka djegur flamurin shqiptar në mes të qytetit bregdetar.
Kjo ka sjellë irritimin e shumë qytetarëve, të cilët kanë komentuar të revoltuar, njofton Abc News.
Shpesh here në jug të vendit janë shënuar incidente të tilla me përmbajtje raciste.
Ndërsa djegia e flamurit është më e rënda.