Daçiqi falënderon Algjerinë për mosnjohje të Kosovës një ditë pasi Grenelli tha se Serbia ka ndalur fushatën

Nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka falënderuar Algjerinë për siç ka thënë ai “mbajtje të pozicionit parimor” kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës.

Ai në një bisedë me ministrin e Punëve të Jashtme të Algjerisë, Sabri Boukadoum, e ka falënderuar atë dhe shtetin e tij që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, njofton faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë të martën.

Dhe ky falënderim i Daçiqit vjen vetëm një ditë pasi emisari i presidentit të SHBA-së Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, njoftoi se Serbia ka ndaluar fushatën kundër pavarësisë së Kosovës për t’i hapur rrugë takimit në Washington, më 27 qershor.

Për ndaljen e fushatës nga Serbia, dje ka shkruar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme