Vetëvendosje i përgjigjet prerë Hotit: Nuk marrim pjesë në takim!

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk do të jenë pjesë e takimit të Kryeministrit të Kosovës.

Nënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë për mediat se kryeministri është dashur që para kësaj ftese të raportoj në Kuvendin e Kosovës për të prezantuar platformën për dialogun.

“Kryeministri i kësaj qeverie jolegjitime e ka obligim në radhë të parë që të raportoj dhe të prezantoj platformën në Kuvendin e Kosovës, para se tu drejtohet të tjerëve, gjë që nuk e ka bërë dhe nuk ka paraqitë kërkesë deri tani. Për më shumë, duke pa gjithë vrullin e tij për të hequr reciprocitetin, për të deklaruar se pranojmë edhe tërheqjen nga aplikimi në organizata ndërkomëbëtare, tregon se ata nuk kanë aspak në radhë të parë interesin e Kosovës të cilës po ia humbin edhe sovranitetin dhe po e cënojnë shtetësinë. Sigurisht që ne nuk mund të bëhemi pjesë e tryezave të tilla, të cilat kanë për qëllim vetëm legjitimimin e planeve të projektuara nga presidenti Thaçi”, tha ajo.

Sipas Nagavcit, Hoti do duhej të jepte shpjegim para deputetëve edhe për deklaratat e të emëruarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e që u mbështetën nga ai.

“Kjo do të thotë se ai ka obligim të vijë në Kuvend dhe të bisedoj shtruar dhe të përballet me deputetët, përpara çfarëdo vendimi që e merr tutje. Madje një gjë të tillë do të duhej të bëhet edhe pëprara se të merrte vendimin për reciprocitetin dhe deklaratat shumë të pakuptimta dhe të pavend për pengimin në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme