Rexhep Selimi flet për takimin në Durrës me Xhavit Halitin: S’do duhej të ishte lajm

Shefi i deputetëve të LVV’së, Rexhep Selimi ka folur sot para mediave për takimin që ka pasur në Shqipëri me Xhavit Halitin e PDK’së, dhe ambasadorin Nait Hasani.

Ai thotë se me Halitin dhe Hasanin takohet dhe në Prishtinë.

“Me z.Haliti dhe me z.Hasani unë takohem dhe jam takuar edhe në Prishtinë, po ashtu edhe kudo që do t’i takoja. Ka qenë një takim spontan në Durrës pasi që ka ndodhur e kam pa që është publikuar, ndonëse ka pasur fotografi edhe nga qytetarët. Për t’i dhënë karakter e pash që është zgjedhur fotografia më e fshehtë”, thotë Selimi, teksa, shton se ky takim nuk do të duhej të ishte as lajm.

“ Ai takim as nuk do të duhej të ishte lajm, e do të ndodhë prap. Unë nuk jam armik me z.Hasani e z.Haliti, ndonëse jemi në subjekte të ndryshme jam takuar edhe në Prishtinë dhe Durrës. Mund të ju konfirmoj që kafet i kanë paguar ata”, shton ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme