Rritja e rasteve me koronavirus në vend, ka bërë që Qeveria e Kosovës të diskutojë për masa të reja, raporton Gazeta Express.
Express merr vesh se një nga vendimet që sot pritet të diskutohet në mbledhjen që veçse ka nisur, do të jetë edhe propozimi që do të bëjë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Burime të Expressit brenda Qeverisë kanë bërë të ditur se është diskutuar për një vendim të ri për punën e institucioneve publike dhe private.
Bëhet fjalë për reduktim të stafit si dhe obligim që një pjesë e punëve që mund të kryhen nga shtëpia, të vazhdojnë të kryhen online.
“Është diskutuar që të propozohet reduktim i stafit në adminsitratë dhe ato punë që mund të kryhen online. Në mbledhje sot do të vendoset për këtë çështje”, bëhet e ditur.